Giacomo Vrioni u dëmtua që në muajin nëntor dhe iu desh të bënte një operim, pasi pësoi një frakturë në këmbën e djathtë.
Ndërhyrja ishte e pashmangshme dhe te Juventusi nuk i munguan edhe mesazhet inkurajuese, mes tyre edhe nga Alvaro Morata që i dedikoi edhe një gol djaloshit nga Sukthi.
Dëmtimin tashmë Vrioni e ka lënë pas dhe mezi pret të nisë të luajë me Juventus U23 si fillim dhe më pas pse jo edhe në ekipin e parë me të cilin ka debutuar.
Sulmuesi ka zbritur në fushë dhe po stërvitet, ndërkohë që motivon edhe veten me këtë shprehje: “Suksesi në jetë nuk matet me atë që merr, por me pengesat që kapërcen”. /abcnews.al
“Il successo nella vita non si misura da ciò che ottieni ma dagli ostacoli che superi” ?⚽️❤️ #juventus #FinoAllaFine #backstronger pic.twitter.com/7yCCXHidkT
— Giacomo Vrioni (@giacomovrioni32) March 16, 2021