U ofendua në rrjetet sociale, sportistja 22 vjeçare i jep fund jetës

schedule17:59 - 24 Maj, 2020

schedule 17:59 - 24 Maj, 2020

Ngjarje e rëndë në Japoni: Sportistja profesioniste e “Wrestling”, Hana Kimura, i ka dhënë fund jetës së saj, pas ofendimeve të shumta që ka marrë në rrjetet sociale. 22 vjeçarja merrte pjesë në turneun “Terrace House” dhe është ofenduar masivisht në rrjetet sociale për paraqitjen e saj, zgjedhjen që ka bërë për karrierën dhe për arsye të tjera.

Hana Kimura ishte shumë e talentuar në sportin e saj dhe shumë e ndjekur. Parashikohej një karrierë e pasur për të, si dhe kishte oferta të shumta për të kaluar dhe në botën e industrisë së filmave.

Një lajm me të vërtetë i trishtë, pasi tregon ndikimin negativ që mund të kenë rrjetet sociale në jetët e njerëzve. Prandaj, një këshillë miqësore: Mendohuni dy herë para se të kritikoni, ofendoni dhe shani dikë në rrjetet sociale. Mund të jetë thjesht një mesazh për ju, për dikujt tjetër mund t’i marrë jetën. Prehu në paqe, kampione!/abcnews.al