Senatori i Ohio, JD Vance ka ndarë detajet e një telefonate me ish-presidentin Donald Trump, duke i kërkuar atij të bashkohej në garën e vitit 2024 si kandidati republikan për zëvendëspresident.
Trump e shpalli Vancen si kandidatin e tij të hënën, vetëm dy ditë pasi i mbijetoi një atentati dhe pak përpara se ish-presidenti të emërohej zyrtarisht në Konventën Kombëtare Republikane të kësaj jave në Milwaukee, shkruan Newsweek.
Vance, i cili dikur e quajti veten “kurrë me Trump” dhe e krahasoi Trumpin me liderin nazist Adolf Hitler përpara se të bëhej një aleat i vendosur, i tha prezantuesit të Fox News, Sean Hannity se Trump foli me djalin e tij të vogël në telefon, kur iu ofrua puna, pak para shpalljes publike të hënën.
Vance vazhdoi të përshkroi telefonatën me fjalët e Trump duke i thënë atij se gara e Republikanëve do të “shpëtonte vendin”, ndërsa vuri në dukje se të dy burrat kishin zhvilluar një marrëdhënie “shumë të ngushtë” vitet e fundit.
“Ai vetëm tha, shiko, unë mendoj se ne duhet të shpëtojmë këtë vend, unë mendoj se ju jeni djali që mund të më ndihmoni në mënyrën më të mirë”, ka treguar Vance. “Ju mund të më ndihmoni të qeverisë, ju mund të më ndihmoni të fitoj. Mund të më ndihmoni në disa prej këtyre shteteve si Pensilvania, Miçigani, e kështu me radhë”./abcnews.al