U njohën në traget, por i tha “Po” në avion/ Çifti nga Kosova, prekin me historinë e tyre të dashurisë

schedule09:29 - 31 Mars, 2025

schedule 09:29 - 31 Mars, 2025

Një histori e veçantë dashurie është nga çifti nga Kosova, Rinori dhe Egla. Çifti nga Kosova kanë prekur zemrat me historinë e tyre të dashurisë. Djali Rinori i ka bërë surprizën e veçantë

“Jemi bashkë prej dy vitesh, jemi njohur në një anije në Lumin e Shalës. Ka qenë Rinori që ka bërë hapin e parë dhe jemi njohur, dhe jemi shumë të lidhur bashkë”, është shprehur ajo.

Ndërsa nga ana e tij Rinori, u shpreh se ka qenë një dashuri me shikim të parë, dhe se sot Egla është personi i zemrës.

Gjithashtu ai rrëfeu edhe një histori sa prekëse edhe motivuese.

Rinori rrëfeu se i dhuroi babait gjysmën e mëlçisë së tij.

“Sot të dy gëzojmë shëndet të plotë, ndërsa shenja në trup ka mbetur se një shenjë për të na treguar se i bëmë ballë sfidës”, u shpreh ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!