U njohën në rrjetet sociale dhe 19-vjeçarja i dërgonte video intime, si e shantazhonte brazilianen i riu në Tiranë

schedule09:34 - 18 Maj, 2022

schedule 09:34 - 18 Maj, 2022

Një 29-vjeçar u arrestua nga policia e Tiranës, pasi u denoncua nga një 19-vjeçare braziliane për shantazh. Në pranga është vënë E. D., 29 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Burime nga policia bëjnë me dije se i riu dhe braziliania janë njohur në rrjetet sociale, ndërsa kjo e fundit i dërgonte video intime.

Pasi janë takuar, 29-vjeçari i ka marrë pasaportën dhe i ka thënë që t’i jepet para që të mos i publikonte videot e saj që kishte në celularin e tij. Vetëm në këtë mënyrë ai do t’i kthente edhe pasaportën që i kishte marrë.

Vajza nuk e njihte të riun, dinte vetëm emrin e tij dhe i kishte numrin e telefonit. Pas kallëizmit të bërë prej saj, policia nisi kërkimet dhe arrestoi 29-vjeçarin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!