Kujdes nga lojërat online dhe njohjet në Facebook, çfarë i ndodhi adoleshentit në Berat

schedule14:40 - 16 Mars, 2021

schedule 14:40 - 16 Mars, 2021

Petrit Pire, 31 vjeç  u arrestua nga policia e Beratit pasi akuzohet se ngacmoi seksualisht një të mitur, 15 vjeç. Burime për abcnews.al bëjnë me dije se 15 vjeçari dhe Petrit Pire ishin njohur në rrjetin social Facebook.

Pas komunikimit në rrjetin social, ata kishin lënë një takim për të pirë kafe si shokë. Sipas policisë kur janë takuar  31 vjecari Pire e ka provokuar duke e prekur me dorë në vendet imtime.

Menjëherë 15 vjeçari është larguar nga kafja. Mësohet se të dy luani me një lojë në internet, e quajtur Free Fire. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!