U nis para pak ditësh nga Ukraina, mbërrin në portin e Durrësit anija e parë me 6 mijë ton grurë

schedule09:16 - 10 Gusht, 2022

schedule 09:16 - 10 Gusht, 2022

Ka mbërritur në Portin e Durrësit anija me kapacitet rreth 6 mijë tonë e mbushur me grurë e cila u nis nga Ukraina.

Anija “cargo” e quajtur “Jaohar Ranim”, është nisur direkt nga Izmaili Ukrainës, porti më i madh ukrainas, në Odesa.

Ajo ka mbërritur sot në Portin e Durrësit në orën 08:37.

Anija mësohet se është ngarkuar me grurë më 28 korrik, ndërsa është anija e parë që bën këtë rrugë që nga nisja e pushtimit të Ukrainës nga Rusia më 24 shkurt të këtij viti.

Sjellim në vëmendje se sulmi i Rusisë mbi Ukrainën shkaktoi probleme ekonomike në të gjithë botën, ndërsa furnizimit me grurë dhe lëndë të tjera nga Ukraina u ndërprenë për shkak të luftës. Së fundmi u arrit një marrëveshje Rusim Ukrainë të ndërmjetësuar nga Turqia, ku rezultoi që Ukraina të nisi sërish eksportin e mijërave tonë drithëra.

Rusia dhe Ukraina së bashku mbulojnë gati një të tretën e eksporteve globale të grurit./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!