U nis drejt Shkodrës, malazezët nxjerrin pamjet ku u gjet i pajetë shefi i anti-drogës

schedule23:14 - 9 Qershor, 2021

schedule 23:14 - 9 Qershor, 2021

Mediat malazeze kanë publikuar pamjet nga vendi ku u gjet trupi i pajetë i shefit të anti-drogës së Ulqinit, Rudolf Elezoviç, i cili u vra. Ishin banorët e zonës në Mal të Zi që konstatuan trupin buzë lumit Buna mbrëmjen e djeshme duke njoftuar autoritetet.

Elezoviç rezultonte i zhdukur që prej 27 majit. Për herë të fundit ai kishte folur me bashkëshorten, së cilës i tha se ishte nisur për në Shqipëri për arsye pune.

Sinjalin e fundit, telefoni i tij e dha në kufirin mes Shkodrës dhe Malit të Zi, mes fshatrave Pentar dhe Reç.

Fillimisht ato përqendruan tek një rrëmbim i mundshëm nga grupet kriminale të trafikut të drogës. Më pas, hetimet ndryshuan rrjedhë.

Mediat malazeze thanë se ai mund t’i fshihej policisë pasi një bashkëpunëtor i drejtësisë, e implikonte në trafikun e 2 ton kanabis, që u kap vitin e kaluar pranë kufirit me Shqipërinë. Hetimet vijojnë për të zbuluar se kush qëndron pas vrasjes. d.b/Abcnews.al