U ngjit të rregullonte tjegullat, gjendet i vdekur në çati 80-vjeçari

schedule11:53 - 3 Shtator, 2022

schedule 11:53 - 3 Shtator, 2022

Një i moshuar është gjetur i vdekur nga policia pasi hipi në çatinë e shtëpisë së tij për të rregulluar tjegullat.

Mediat greke raportojnë se i moshuari, rreth 80 vjeç kishte hipur në çati për të rregulluar tjegullat pasi gjatë reshjeve të shiut i kishte hyrë ujë në banesë, por nuk kishte zbritur më.

Disa orë më pas, ata e panë trupin e tij të pajetë mbi çati duke njoftuar policinë. Pasi erdhën në vendin e ngjarjes, efektivët e policisë dhe stafi i ndihmës së shpejtë konstatoi se i moshuari kishte ndërruar jetë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!