“U nervozova nuk shënova dot me panenka”, Messi: Falë Martinez kemi më shumë besim kur ndeshja shkon me penallti

schedule16:28 - 5 Korrik, 2024

schedule 16:28 - 5 Korrik, 2024

“Magjistari” i topit nuk ishte në kulmin e tij, por sërish ia doli, me “Albiceleste”-t e Argjentinës, që i mbijetuan një gabimi të Lionel Messi në gjuajtjet e penalltive për të arritur në një tjetër gjysmëfinale të Copa America, megjithatë kampionët e botës, pavarësisht emrit të madh dhe “yjeve” në fushë, nuk mundën të fitonin pastër ndaj Ekuadorit, edhe pse kaluan të parët në epërsi, ku protagonist me një krosim spektakolar ishte vetë “La Pulga”.

Mirëpo, nëse për shumë kënd humbja e një penalltie, sidomos me Argjentinës, mund të tregoj një ulje të cilës së lojës, nga 8 herë fituesi i “Topit të Artë”, vetë Lionel Messi pas përfundimit të sfidës është shprehur se se skuadra e tij tashmë ka fituar siguri kur vjen puna te penalltitë për shkak se në portës është pikërisht një si Martinez.

“Penalltia e humbur? Isha i bindur për të shënuar, me panenka. Ia kisha shprehur këtë edhe portierëve të kombëtares. Në fund u nervozova shumë që e humba penalltinë. Por, për fat kemi një si Martinez në portë, është rritur shumë. Tani edhe ne kemi më shumë besim kur ndeshja shkon te penalltitë, edhe para sfidës diskutuam me Martinez dhe ai bënte shaka nëse ndeshja do të vendosej nga 11-metërshat. Na siguroi se duhej të qëndronim të qetë pasi ai do të mendonte për gjithçka.

Dëmtimi? Nuk ishte ndonjë problem i madh, më shumë më rëndoi dhe frikësoi në aspektin psikologjik. U mundova ta kaloja atë moment duke u stërvitur pak nga pak, pa rrezikuar. Isha pak i frikësuar, por në fund gjithçka shkoi mirë dhe isha gati për të luajtur”,- u shpreh kampioni i botës në fuqi. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!