U ndodh mijëra njerëzve gjatë gjithë verës, çfarë duhet të bëni nëse ju kafshon gjarpri

schedule15:00 - 12 Gusht, 2022

schedule 15:00 - 12 Gusht, 2022

Me temperaturat e larta gjarpërinjtë bëjnë pamjen e tyre. Pavarësisht nëse keni frikë prej tyre ose jeni një nga ata njerëz që thonë “nëse nuk i shqetësoj ata nuk do të më shqetësojnë mua”, është e dobishme të dini se çfarë të bëni nëse ju kafshon një gjarpër.

Ka mbi 3500 lloje gjarpërinjsh, por vetëm rreth 200 janë helmues. Nga viktimat e gjarpërinjve helmues, për fat të mirë, vetëm më pak se 10% vdesin. Kur gjarpërinjtë helmues kafshojnë një person, ata lënë disa helm në trupin e tij. Ky helm zakonisht ndërhyn në nerva, duke bërë që personi të ndalojë frymëmarrjen, por gjithashtu mund të shkaktojë shkatërrim të qelizave dhe çrregullime të koagulimit të gjakut.

Çfarë duhet bërë?

-Thirrni menjëherë një ambulancë

Ju duhet ta trajtoni çdo pickim gjarpri si një emergjencë, pavarësisht nëse mendoni se gjarpri ishte helmues apo jo. Shumë gjarpërinj duken të ngjashëm dhe nuk i kushtoni vëmendjen e duhur.

-Mos u frikësoni dhe mos lëvizni

Qëndrimi i palëvizshëm pas kafshimit të gjarprit mund të ngadalësojë përhapjen e helmit në trup. Nëse jeni kafshuar nga një gjarpër helmues, qëndrimi i palëvizshëm mund t’ju shpëtojë jetën.

-Mos u përpiqni të lokalizoni, kapni, lëndoni ose vrisni gjarpërin për të përcaktuar llojin e tij. Kini parasysh se nëse është helmues, brenda një kohe të shkurtër zona shfaq ënjtje intensive lokale, ndërsa mund të shfaqen nauze, të vjella ose djersitje. Në fazat e mëvonshme, mund të shfaqen edhe përgjumje, dobësi muskulore ose aritmi.

-Lidhe gjymtyrën ku të kafshoi

Aplikimi i një fashë presioni mund të ndalojë lëvizjen e helmit nëpër sistemin tuaj limfatik. KUJDES, megjithatë, mos e lidhni shumë fort, pasi gjaku duhet të qarkullojë brenda arterieve.

-Mos aplikoni akull në vendin e pickimit.

Mund të shkaktoni më shumë dëme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!