Trenat në sistemin e metrosë në Moskë tani do të drejtohen edhe nga gratë. Fakt, i cili më herët nuk është lejuar.
Sipas një deklarate nga Departamenti i Transportit të Moskës, gruaja e parë e filloi punën të dielën.
Nga 25 gra që filluan kursin, 12 e përfunduan atë dhe do të bëhen shofere, shkruan CNN.
“Vitin e ardhshëm së paku punëtore të reja do të bashkohen. Ne jemi shumë krenarë që transporti i Moskës është vend që i përshtatet të gjithë njerëzve pavarësisht gjinisë”, thotë deklarata.
Punëtoret e reja do të punojnë në linjën e Filevskayas, një nga linjat më moderne të metros vendase.

Kujtojmë që gratë ishin lejuar të drejtonin tren nga vitin 1936, por më vonë në vitin 1980 u ndalua punësimi i shofereve gra. l.k/abcnews.al

