Legjenda e Milanit, Pierino Prati, u nda nga jeta me datë 22 qershor, një ditë e errët për futbollin italian. Shkëlqimin e tij si futbollist, Prati e pati me skuadrën e Milanit, ku luajti për 9 vite.
Me fanellën e “Djallit”, Prati fitoi një Serie A, një Champions League, dy Kupa Italie, dy Superkupa Europe dhe një Kupë Interkontinentale. Edhe me kombëtaren e Italisë, Prati ka qenë i suksesshëm, duke fituar Europianin në vitin 1968 dhe duke shkuar në finalen e botërorit 2 vite më pas.
Milani luan sot ndaj Romës dhe para fillimit të sfidës, kuqezinjtë kanë nderuar kujtimin e Pieros. Një fanellë me numrin 11 dhe me shumë buqeta lulesh, u vendos në stolin e Milanit, ndërsa kapiteni Romagnoli shtoi dhe një buqetë tjetër. Edhe tifozët e Milanit, kanë nderuar me banderole Pierino Pratin. /abcnews.al
Today your fans and your Club bid you farewell.
Goodbye, Piero Prati, we’ll never forget you ❤️?I tuoi tifosi e l’#ACMilan oggi ti rendono omaggio: ciao Piero ❤️?#SempreMilan #MilanRoma pic.twitter.com/TFu7285qAB
— AC Milan (@acmilan) June 28, 2020