Humbja e thellë 6-1 nga Holanda duket se i ka kushtuar shtrenjtë trajnerit të Turqisë, Senol Gunes. Ky i fundit ka dhënë dorëheqjen nga posti i teknikut të kombëtares turke.
Pak ditë më parë, Holanda mundi me rezultatin tenistik 6-1 Turqinë në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2022, duke bërë që Turqia të zbresë në vendin e tretë në grupin G. Kjo ka bërë që trajneri i Turqisë të japë dorëheqjen.
Lajmin e dorëheqjes së Gunes nga posti I trajnerit të Turqisë e ka konfirmuar edhe fedrata turke e futbollit në rrjetet sociale. /abcnews.al/
A Millî Takım Teknik Direktörümüz Şenol Güneş ile yapılan görüşmeler sonrasında karşılıklı olarak yolların ayrılmasına karar verilmiştir. Değerli hocamız Sayın Şenol Güneş’e görev sürecindeki çalışmaları ve Türk futboluna yaptığı katkılar için teşekkür ederiz. pic.twitter.com/JWPhHdvchr
— TFF (@TFF_Org) September 10, 2021