U mposhtën nga Zvicra, Enrique: Humbja gjithmonë dhemb, duhet të përmirësohemi!

schedule13:30 - 25 Shtator, 2022

schedule 13:30 - 25 Shtator, 2022

Spanja nuk ia doli dot të fitonte në shtëpi ndaj Zvicrës, takim i vlefshëm për Nations League. Helvetët i mposhtën me shifrat 2-1 vendasit.

Për miqtë shënuan Manuel Akanji dhe Breel Embolo, teksa golin e vetëm për spanjollët e shënoi Jordi Alba.

Pas kësaj humbje të papritur, trajneri Luis Enrique ka theksuar se pjesa e parë e zhvilluar nga skuadra e tij është më e dobëta në karrierën e tij si trajner.

“Humbja është gjithmonë dhemb. Zvicra na krijoi probleme që në fillim. Pjesa e parë ishte më e dobëta në karrierën time si trajner. Ne ishim më të mirë në pjesën tjetër.

Duhet të punojmë në të gjitha segmentet, duhet të përmirësohemi. Kemi kohë. Do të ketë një finale në Portugali, do të shkojmë për të fituar.

Do të ishte më mirë të shkoja në Katar me një seri fitoresh, por unë besoj në ekip. Shumë lojtarë të mi ishin nën nivelin e tyre në pjesën e parë, por edhe Zvicra ishte e mirë, ata dinë të luajnë. Kur nuk është dita juaj, gjëra të tilla ndodhin”, ka komentuar Enrique.

Portugalia është e para në Grupin 2 me dhjetë pikë. Spanja ka tetë pikë dhe në xhiron e fundit do të vendosë drejtpërdrejt për vendin e parë dhe kualifikimin në Final Four. Portugalisë i mjafton një pikë.

“Do të ishte perfekte të mposhtnim Portugalinë para Kupës së Botës. Ne kemi barazuar tre herë dhe tani do t’i mposhtim ata,” tha Enrique. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!