Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

U mposhtën nga Kukësi, “çmenden” tifozët “Blue Boys”: Përjashtoni Sabien Lilajn

schedule18:42 - 13 Mars, 2022

schedule 18:42 - 13 Mars, 2022

Dinamo humbi me Kukësin 2-0, në sfidën e javës së 25-të të Abissnet Superiore. Një humbje që dhemb te blutë e kryeqytetit të cilët shikojnë “makthet” e mbijetesës pasi ndodhen në zonën e ftohtë në tabelën e klasifikimit.

Pas kësaj humbjeje, tifozët e Dinamos kanë “shpërthyer” në rrjetet sociale, ndaj futbollistëve, veçanërisht inatin e tyre e kanë me ish-lojtarin e Skënderbeut, Sabien Lilajn.

“Blue Boys” kërkojnë largimin e mesfushorit të afruar në janar.

“Mercenarë të pafytyrë, këta jeni ! Lojtarë pa gjak e sedër që nuk meritoni asgjë. Kërkojmë përjashtimin e menjëhershëm të Sabien Lilaj nga Dinamo ose do të ketë pasoja të rënda. Dinamo është e dinamovitëve”, shkruhen në postimin e tyre në rrjetet sociale.

“Blue Boys” më parë janë kapur edhe me ish-trajnerin Bledi Shkëmbi, për të cilin shpalosën edhe mesazhe kundër në stadium.

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!