U mposht nga Ausburg, Nagelsmann: Duhet të ndryshojmë urgjentisht, nuk mundet të humbasim kështu

schedule21:28 - 17 Shtator, 2022

schedule 21:28 - 17 Shtator, 2022

Bayern Munich u mposht nga Augsburgu, teksa goli i shënuar nga lojtari me origjinë shqiptare, Mërgim Berisha, rezultoi të ishte fatal për bavarezët.

Kampionët e Bundesligës kanë 4 ndeshje që nuk arrijnë të fitojnë në kampionat, duke komplikuar jo pak renditjen dhe situatën në kampion bavarez.

Pas kësaj humbje i nervikosur u shfaq trajneri Nagelsmann, i cili ka theksuar se skuadra duhet të ndryshojë urgjentisht dhe se humbje të tilla nuk duhet të ndodhin.

“Nuk duhet të vazhdojë kështu, nuk mundet. Është e nevojshme të punohet për gabimet dhe të shtohen urgjentisht. Është përgjegjësi e përgjithshme”, ka theksuar shkurtimisht Naglesmann për “Bild”. /f.a/abcnews.al