Famljarët e një 17-vjeçareje në Stamboll kanë rendur në polici pasi panë kamerat e sigurisë përreth shtëpisë kur kuptuan se kishin humbur dy palë geta të vajzës së tyre. Në kamera ata panë një person që kishte vendosur dy karrige sipër njëra-tjetrën për të mbërritur te teli i rrobave, nga i cili mori vetëm dy palë geta të vajzës.
Më pas, ai u mori atyre erë dhe u zhduk, raporton abcnews.al.
Kjo sipas familjarëve është ngacmim seksual ndaj të miturës duke bërë padi në polici. Madje më pas, vajza tha se ky person e kishte ndjekur në rrugë teksa kthehej nga shkolla.
Pas padisë, policia arrestoi personin në fjalë. Ai tha se kishte dashur t’i vidhte, por gjatë gjyqit avokati i familjes tha se qëllimi nuk ishte vjedhja, pasi ai mund të merrte edhe rroba të tjera aty, por ngacmimi seksual. /abcnews.al