Një tjetër kryebashkiak i Ukrainës që ishte kapur peng nga forcat ruse është liruar. Bëhet fjalë për kryetarin e Bashkisë së qytetit jugor të Ukrainës, Melitopol. Lajmi bëhet i ditur nga mediat ndërkombëtare, ndërsa njoftimi është bërë nga autoritetet ukrainase.
Sipas presidentit dhe parlamentit ukrainas, Ivan Fedorov u rrëmbye të premten nga ushtarët rusë që pushtuan Melitopolin, një qytet që ndodhet mes Mariupol dhe Kherson, kjo pasi ai refuzoi të bashkëpunonte me armikun./abcnews.al/