U mbyt në ujërat e lumit Buna teksa peshkonte, gjendet trupi i 65-vjeçarit nga Mitrovica

schedule11:20 - 27 Shkurt, 2024

schedule 11:20 - 27 Shkurt, 2024

Është gjetur trupi i pajetë i 65-vjeçarit nga Mitrovica, i cili u mbyt 10 ditë më parë teksa peshkonte në ujërat e lumit Buna.

Sipas policisë, Hashim Syla aksidentalisht rrëshqiti dhe ra në ujërat e lumit.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më datë 17.12.2023, për shtetasin kosovar H. S., 65 vjeç, banues në Mitrovicë,  i cili teksa peshkonte në bregun e lumit Buna, dyshohet se aksidentalisht rrëshqiti dhe ra në ujërat e lumit, ju informojmë se si rezultat i kërkimeve të vazhdueshme, në vendin e quajtur “Lisna Bori”, në fshatin Goricë, Ulqin, është gjetur trupi i pajetë i këtij shtetasi“, thuhet në njoftimin e bluve/abcnews.al