U mbyt në konkursin e hot-dog, humb jetën studentja 20-vjeçarja

schedule08:00 - 22 Tetor, 2021

schedule 08:00 - 22 Tetor, 2021

Një studente nga Universiteti Tufts i Massachusetts humbi jetën gjatë një konkursi për ngrënien e hot-dog-ut javën e kaluar. Madelyn Nicpon u dërgua me urgjencë në një spital të Bostonit pasi papritmas filloi të mbytej dhe ra pa ndjenja. Fatkeqësisht, 20-vjeçarja vdiq të nesërmen.

Lajmin e trishtë e dha Universiteti Tufts përmes një deklarate, ku shkruhej: “Përballë kësaj humbjeje të dhimbshme, zemrat tona shkojnë me familjen dhe miqtë e Madie”.

Sakaq, u bë me dije se Nicpon po merrte pjesë në një konkurs për të mbledhur fonde për bamirësi.

Ndërkohë në ndihmë të familjes është krijuar një faqe për mbledhjen e fondeve për të mbuluar koston e varrimit.