U mbaron mandati në fund të dhjetorit, zgjidhen sot anëtarët e rinj të KED

schedule11:16 - 3 Dhjetor, 2021

schedule 11:16 - 3 Dhjetor, 2021

Anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, në fund të dhjetorit u mbaron dhe mandati 1 vjeçar, ndaj sot në  KED hidhet shorti për anëtarët e rinj.

Ceremonia për hedhjen e shortit për përzgjedhjen e kandidatëve po zhvillohet në sallën “Skënderbej”, në Institucionin e Presidentit të Republikës do të hidhet shorti.

Sipas ligjit Gjykata Kushtetuese, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, kanë dërguar në Institucionin e Presidentit të Republikës listat me emrat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët sipas këtyre organeve plotësojnë kushtet e parashikuara në ligj, për t`u përfshirë në shortin që do të hidhet për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Në KED zgjidhet 2 anëtarë nga Gjykata Kushtetuese, 1 përfaqësuesi i Gjykatës së Lartë, 1 përfaqësues i Prokurorisë së Përgjithshme, 2 përfaqësues nga Gjykatat e Apelit, 2 përfaqësues të Prokurorive të Apelit, 1 përfaqësues nga Gjykatat Administrative.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është një organ kolegjial, i përbërë nga 9 anëtarë me një mandat 1 vjeçar, dhe është përgjegjës për vlerësimin e kritereve profesionale e morale të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe për Inspektor të Lartë të Drejtësisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!