Emily e vogël nga Izraeli u mbajt peng nga Hamasi në Rripin e Gazës për 50 ditë. Ajo u lirua gjatë armëpushimit dhe tashmë është e sigurt me familjen e saj, të cilët po bëjnë gjithçka për të ndihmuar vajzën 9-vjeçare të kapërcejë traumat psikologjike dhe fobitë e saj.
Babai i saj tha se kur vajza juaj të shërohet, ajo do të bëjë gjithçka që mundet për të realizuar ëndrrën e saj të madhe: të shohë personalisht këngëtaren e saj të preferuar, Beyonce.
“Do të zbuloj se ku është Beyonce në turne, kudo në botë dhe ajo do të shkojë”, deklaroi babai i saj në një video.
Qeveria e Izraelit mori iniciativën dhe nisi një fushatë online, duke i dërguar një mesazh këngëtares së famshme: “Beyonce, Emily 9-vjeçare e mbajtur peng nga Hamasi, dëshiron të të takojë”.
.@Beyonce there’s a little girl named Emily who’s been through a lot and would love to meet you. pic.twitter.com/Ave41Lxiil
— Israel ישראל ?? (@Israel) December 2, 2023
“Ëndrra e saj është të shohë Beyoncé në koncert. Ndaje këtë dhe na ndihmo ta bëjmë ëndrrën e saj realitet!” thotë qeveria e Izraelit në postimin e saj./abcnews.al