U lirua një ditë më parë, OFL i shkon në shtëpi Saimir Gjepalit, anëtarit të bandës së Avdylajve

schedule12:41 - 12 Qershor, 2020

schedule 12:41 - 12 Qershor, 2020

Në ditë pas lirimit nga burgu, Operacioni Forca e Ligjit i ka trokitur në derë Saimir Gjepalit, i arrestuar me grupin Avdylaj dhe i akuzuar se ka kërcënuar gardianin e burgut.

Ngjarja ka ndodhur para disa ditësh ku Gjepali bashkë me anëtarët e tjerë të grupit të Avdylajve , akuzohen se kanë dhunuar një gardian burgu tek 313.

Palët në fjalë u përplasën me policinë për shkak të një celulari që u gjet në qeli, gjë e cila duket edhe në pamjet e dosjes së gjykatës.

LEXO EDHE: OFL i dërgon formularin katër të dënuarve në Durrës dhe Shkodër

Të paraburgosurit, kanë fikur dritat në kundërshtim me rregullat, duke shtyrë me forcë punonjësit e policisë, ndërsa kanë pretenduar se celulari i përkiste një pastruesi në institucionin e burgut.

Gjepali është i dënuar nga Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikim i narkotikëve, i kryer në bashkëpunim”.

Në seancën e zhvilluar dje me dyer të mbyllura me gjyqtar Vladimir Skenderi, prokuror Drini Pali, është vendosur masa, “detyrim paraqitje”, për Gjepalin./abcnews.al