U lirua nga burgu pasi vrau shokun, Marjus Dema pritet nga miku i tij: Të dua vëlla, shyqyr që dole shnosh

schedule22:48 - 27 Korrik, 2021

schedule 22:48 - 27 Korrik, 2021

Gjykata e Tiranës ka lënë të lirë Marjus Dema, 28-vjeçari, i cili vrau pa dashje shokun e tij Memet Qema. Gjykata e apeltit ka ndryshuar vendimin nga arrest me burg në arrest shtëpie.

Ndërkaq në ditën e tij të parë të lirisë ai është pritur nga një tjetër mik që ishte pjesë e ngjarjes, Blerim Hotin, i njohur ndryshe si Limi Hoti, i cili u vu gjithashtu në pranga për të njëjtin krim, por që më vonë u lirua nga qelia.

Ndërkohë përmes një video që dy të rinjtë kanë publikuar në rrjetet sociale, shihet momenti kur  Hoti i hedh krahun në qafë Demës dhe i thotë:”Shyqyr që ke dalë shnosh vllau im, të dua vëlla”.

“Faleminderit, të dua dhe unë vëlla,”- ia kthen Dema.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e 10 majit në Tiranë, ku 28 vjeçari në një grup shokësh duke bërë shaka me njëri tjetrin ka shkrepur në një moment armën pa e ditur se fisheku I saj do I merrte jetën shokut të tij Mehmet Qema. /abcnews.al