U largua si kryetar grupi i PD, Alfred Rushaj shfaqet për herë të parë në publik

schedule12:08 - 4 Shkurt, 2022

schedule 12:08 - 4 Shkurt, 2022

Alfred Rushaj është shfaqur për herë të parë në publik, pasi u largua nga posti i tij si kryetar i grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Rushaj ishte pjesë e takimit të Lulzim Bashës me demokratët e degës numër 4 në Tiranë.

Alfred Rushaj u largua nga posti i tij pak javë më parë dhe u zëvendësua nga Enkelejd Alibeaj. Largimi i i tij nga kjo detyrë ishte e papritur, vetëm pak muaj pasi ishte emëruar.

Lexo edhe: Basha: Meta do të marrë vota me dorën e Berishës për t’ia çuar Edi Ramës, akuzat t’i çojnë në SPAK

Kjo lëvizje në selinë blu u shoqërua me shumë pikëpyetje, ndërsa erdhi pas vendimit për të përjashtuar përgjithmonë nga PD Sali Berishën dhe disa deputetë mbështetës të tij. Në një deklaratë Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi tha atëherë se Rushaj ishte në gjendje të rëndë, pasi ishte infektuar me Covid. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!