Një 23-vjeçare ukrainase, Anastasiia Alashri, është gjetur e vrarë në fshatin Villa Giulia në Itali, sipas mediave të huaja.
E reja është goditur me thikë në pjesë të ndryshme të trupit, ndërsa autori i vrasjes së 23-vjeçares dyshohet se është ish-bashkëshorti i saj, një 42-vjeçar egjiptian, i cili është arrestuar në Bolonja.
Mediat italiane raportojnë se 23-vjeçarja mbërriti në Itali në mars pasi u arratis nga Ukraina pas nisjes së luftës. Sipas informacioneve, Anastasiia, para se të vdiste kishte shkuar te ish-bashkëshorti i saj për të marrë disa rroba, ku ka nisur një sherr i madh që ka përfunduar me vdekjen e të resë.
E reja ishte nënë e një djali 3 vjeçar. Ajo ishte e divorcuar dhe donte të fillonte një jetë të re me të dikë që kishte njohur.
/abcnews.al