U largua nga Komiteti i Ekspertëve, Manastirliu takon Tritan Kalon: Do vazhdojë të japë kontributin e tij

schedule17:18 - 4 Mars, 2021

schedule 17:18 - 4 Mars, 2021

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka zbuluar se është takuar me mjekun Tritan Kalo, i cili vendosi të largohej nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.

Në një postim në rrjetet sociale, ministrja ka shprehur ndër të tjera mirënjohjen për kontributin e Kalos përgjatë këtij viti pandemik.

Lexo edhe: Tritan Kalo largohet nga Komiteti Teknik

Pavarësisht se u largua nga Komiteti, Manastirliu shprehet se mjeku do të japë kontributin e tij në shërbim të pacientëve, si gjithmonë me profesionalizmin dhe ndjenjën e lartë të përgjegjësisë.

Postimi nga Manastirliu:

Një kafe pune me Prof. Tritan Kalon, që prej shumë kohësh i kemi periodike, për të ndarë mendime e këshilla.

Mirënjohje për kontributin e tij të vlefshëm në Komitetin Teknik të Ekspertëve, përgjatë një viti sfidues dhe aspak të lehtë të përballjes me pandeminë Covid19.

Prof. Kalo do vazhdojë të japë kontributin e tij në shërbim të pacientëve, si gjithmonë me profesionalizmin dhe ndjenjën e lartë të përgjegjësisë.

Bashkë kemi një thirrje: Ju lutemi zbatoni masat.

#Maskën

#Distancën

#Higjienën

#Bashkë do ia dalim!

Dhe në fund po ia huazoj me leje Prof. Kalos, atë shprehjen që përdor gjithmonë: “Together Forever”.

g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!