U largua nga fusha i dëmtuar, Rrahmani “trondit” Napoli-n dhe Kosovën

schedule18:36 - 22 Shtator, 2023

schedule 18:36 - 22 Shtator, 2023

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës dhe lideri i mbrojtjes së Napoli, Amir Rrahmani u detyrua ta linte më herët sfidën e parë të Champions League, ndaj Braga, teksa pësoi një dëmtim që e detyroi të dilte nga loja, që në minutën e 13’.

Pas kryerjes së ekzaminimeve mjekësore tashmë është mësuar dhe data se kur do të kthehet, Rrahmani në fushën e blertë, me “dardanin” që pritet t’i mungojë fushës së blertë, për rreth 1 muaj ose dhe më shumë.

Kështu, tekniku i Napoli Rudi Garcia humbet një nga qendërmbrojtësit e tij titullarë, ndërsa përfaqësuesja e Kosovës një element shumë të rëndësishëm për ndeshjet e 12 dhe 15 tetorit ndaj Anodrrës dhe Izraelit. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!