U largua nga Anglia, Yarmolenko zgjedh milionat e arabëve

schedule13:39 - 13 Korrik, 2022

schedule 13:39 - 13 Korrik, 2022

Andriy Yarmolenko i ka dhënë fund eksperiencës së tij me West Ham, pas plot 4 sezonesh.

32-vjeçari është transferuar te ekipi i Al-Ain në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ukrainasi ka firmosur për një sezon.

Klubi i Al-Ain e ka zyrtarizuar sot sulmuesin përmes një postimi në rrjetet sociale.

Në sezonin e fundit me “Hammers” Yarmolenko luajti në 32 ndeshje në të gjitha kompeticionet dhe shënoi 3 gola.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!