“U lamë në mëshirë të Zotit”, zv.ministrja i përgjigjet operatorit turistik: Kemi bërë maksimumin

schedule21:56 - 3 Qershor, 2021

schedule 21:56 - 3 Qershor, 2021

Operatori turistik, Besnik Vathi ka kritikuar mënyrën e menaxhimit të pandemisë gjatë sezonit turistik vitin e kaluar. I ftuar në studion e “Log.” me Endri Xhafon, ai u shpreh se ky sektor u la në mëshirë të fatit, duke theksuar se u dha vetëm pagesa prej 40 mijë lekësh për punonjësit, ndërkohë që bizneset e këtij sektori nuk përfituan as garancinë sovrane të bankave.

Duke iu përgjigjur, zv.ministrja e Turizmi, Ornela Çuçi u shpreh se u bë maksimumi për të menaxhuar situatën. Sipas saj Shqipëria ishte i vetmi vend në rajon që pati një protokoll të qartë.

Besnik Vathi: Shumë pjesë të këtij sektori janë ende pa punë sepse mbeten kufijtë të mbyllur. Ka struktura dhe persona që janë të lidhur 100% me turizmin ndërkombëtar. U dha në paketën e parë 40 mijë lekëshi, u dha edhe garancia sovrane që nuk shkoi për turizmin sepse u dha bankave ta administronin dhe ato e përjashtuan si sektorin me rrezik më të madh. Pas garancisë sovrane ne gjithë kohës u lamë në mëshirë të zotit, sektori humbi, 60% e operatorëve turistikë mbetën pa punë.

Ornela Çuçi: E drejtë, por gotën mund ta shikojmë edhe gjysmë plot edhe gjysmë bosh. Është bërë maksimumi.Ajo që është bërë se vjet i vetmi vend në këtë rajon të madh peshkaqenësh sa i përket turizmit ishte i vetmi që kishte protokoll në hapjen e sezonit turistik. Është i vetmi vend që i bëri të gjitha pushtete e nevojshme që dera të ishte e hapur. Problematikë pati në të gjithë botën. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!