U la në burg për abuzim me të miturën, avokatja e 19 vjeçarit: E mori në shtëpi për qëllime serioze

schedule15:42 - 4 Nëntor, 2021

schedule 15:42 - 4 Nëntor, 2021

Gjykata e Lushnjes ka lënë në burg 19-vjeçarin Fisnik Halili i arrestuar 2 ditë më parë pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur 11 vjeçe, banuese në Lushnjë.

Avokatja e të riut Eva Gjeta ka deklaruar se vendimi i gjykatës sipas saj është i padrejtë dhe i pabazuar në prova, megjithëse vetë ajo pranoi se 19 vjeçari e ka marrë në shtëpinë e tij vajzën për qëllime serioze. Sipas avokates “faji” është i vajzës pasi thekson se ajo nuk i ka treguar se është e mitur.

“Sapo dola nga ambientet e gjykatës ku u vlerësua seanca gjyqësore. Nga ana e organit të akuzës nuk u paraqit asnjë provë që të provohet fakti që i mbrojturi prej meje të ketë konsumuar një nga vepra për të cilat akuzohet. Por gjykata vendosi që të vendoset masa ‘arrest me burg’. Për ne ky është një vendim i pambështetur në prova. Djali nuk pranon të ketë kryer marrëdhënie seksuale. Ai pranon se e ka njohur prej një jave e ka marrë në shtëpi për qëllime serioze dhe në asnjë moment nga vajza nuk i është bërë me dije se ka qenë një e mitur. Me sa tha prokuroria i është bërë ekspertiza vajzës por nuk ka dalë përgjigjia, jemi të detyruar të presim”– tha avokatja.

I riu është arrestuar 2 ditë më parë, ndërsa pritet të dalin rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!