U la jashtë listave, Bushati akuzon Ramën: Po strehon në PS ekzekutorë financiarë

schedule20:35 - 14 Prill, 2021

schedule 20:35 - 14 Prill, 2021

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka akuzuar ashpër kryeministrin Edi Rama se po strehon në listat e PS-së ekzekutorë. Në një komunikim në Instagram me ndjekësit, ai tha se përmes vetëkorrigjimit PS do të ishte dhe do të jetë edhe më e fortë.

Shqetësimi im kryesor ka qenë dhe mbetet me njerëz që e kanë krijuar karrierën politike në PD duke blerë vota më pas kanë shkuar në LSI, duke blerë vota dhe sot i ofrohen PS për të blerë vota.

Apo njerëz që e kanë nisur në Partinë Demokristiane dhe sot janë me PS. Ne nuk mundet ta banalizojmë apo zëvendësojmë rolin e aktivistit politik me rolin e një interesaxhiu, që i ofrohet një partie politike thjesht dhe vetëm për të marrë një vend pune kur të vijë pushtet dhe këtu kthehemi te modeli i partive shtet që e kemi përjetuar gjatë komunizmit. 

Unë do vijoj të bëj thirrje për respektimin e disa standardeve dhe jo për të strehuar në listën e PS ato që i konsideroj ekzekutorët e gjakderdhjes financiare të vendit. Një bebe, një foshnje që lind në maternitet kudo në Shqipëri e fillon jetën me mbi 3200 mijë euro borxh. Mendoj se përmes vetëkorrigjimit, PS do të ishte dhe do të jetë edhe më e fortë” tha Bushati. / db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!