U kualifikua për herë të parë në Europa League, rast pozitiv në klubin spanjoll

schedule21:54 - 11 Gusht, 2020

schedule 21:54 - 11 Gusht, 2020

Granada zhvilloi një sezon fantastik, e mbylli La Liga-n në vend të shtatë dhe siguroi për herë të parë në histori kualifikimin në Europa League.

Një arritje e madhe për klubin e vogël spanjoll, që sot ka marrë një lajm negativ. Një titullar i ekipit andaluzian ka rezultuar pozitiv me koronavirus dhe ai është Maxime Gonalons.

Mesfushori 31-vjeçar, i cili ka provuar të luajë me kombëtaren e Francës në të kaluarën, është izoluar duke nisur karantinën në vendlindje.

Granada ka bërë publik lajmin me një postim në Twitter, aty ku i uron shërim të shpejtë lojtarit dhe thekson se stafi mjekësor është në kontakt të vazhdueshëm me të. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!