U kthyen nga Anglia dhe kthyen banesën në ‘shtëpi bari’, Gjykata lë në burg dy vëllezërit Matraxhi

schedule12:26 - 24 Mars, 2025

schedule 12:26 - 24 Mars, 2025

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg dy vëllezërit, Shkëlqim dhe Fatmir Matraxhi, të cilët kishin pershatur nje banesë në Laknas në shtëpi bari si dhe punonjesin e OSHEE-së, Endrit Paja.

Rezulton se dy vëllezërit ishin kthyer nga Anglia, dhe katin e dytë të banesës e kishin përshtatur për kultivim te  bimëve narkotike.

Pajisje të posaçme u gjetën të instaluara në ambientin e brendshëm të objektit për të krijuar kushte të kultivimit të drogës, teksa bimët e gjetura ishin në fazë të avancuar të rritjes ndersa u gjet edhe një sasi droge e paketur gati per shitje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!