Luis Alberto dhe Francesco Acerbi i kanë dalë në mbrojtje Ciro Immobiles, me këtë të fundit që është kritikuar për paraqitjet e tij me Italinë. Dy lojtarët e Lazios e kanë mbrojtur publikisht sulmuesin, i cili po kalon një moment të vështirë pas kritikave që i janë bërë në lidhje me performancën e tij në ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2022 me “Axurrët”.
Immobile është lënë jashtë skuadrës për ndeshjen ndaj Lituanisë pas një problemi muskulor, dhe shpreson të jetë gati për sfidën kundër Milanit këtë fundjavë. Mesfushori spanjoll, Luis Alberto postoi një foto të fanellës së Immobiles dhe rekordin prej 36 golave në Seria A të sulmuesit Italian në “Instagram” ku shkruan: “ I dashur shok, si të kanë zili ty”.
Mbrojtësi Acerbi, i cili është gjithashtu shok skuadre tek Lacio me Immobilen, shkruajti një mesazh për sulmuesin në “Instagram”. “Një luan nuk do t’ia dijë për opinionin e deleve” shkruajti Acerbi. /abcnews.al/