U kërkoi të mbanin maska, shoferi i autobusit rrihet brutalisht nga të rinjtë

schedule08:57 - 8 Korrik, 2020

schedule 08:57 - 8 Korrik, 2020

Një shofer autobusi u rrah në mënyrë barbare nga një grup pasagjerësh që nuk pranuan të vishnin maska ​​për fytyrën – duke i shkaktuar gjendje kome sipas raportimeve. Ngjarja e rëndë ndodhi në një provincë të Francës, pranë Bordosë.

Shoferi i autobusit Philippe Monguillot, u rrah nga disa të rinj, të cilët nuk e dëgjuan  madje e morën si fyerje këshillën e tij që të vishnin maska ose të zbrisnin nga autobusi.

Lidhur me ngjarjen, “bashkëshortja e tij e tronditur, Monguillot tha: Ai nuk mund të na linte kështu, do të mbushte 59 vjeç, së shpejti.  Nuk mund të vriten njerëzit  kot!.

Monguillots janë prindër të tre vajzave të moshës 18, 21 dhe 24 vjeç. Philippe do të dilte në pension brenda një viti dhe ne familja e tij po planifikonte të blinte një shtëpi të re në shtator. Autorët e ngjarjes janë ndaluar nga policia./abcnews.al