Përfaqësuesi i Presidentit Ilir Meta në Gjykatën Kushtetuese në seancën që po zhvillohet sot për kërkesën e Kuvendit për shkarkimin e kreut të shtetit, kërkoi që gjyqtarët Vitore Tusha, Fiona Papajorgji dhe Kalo të japin dorëheqjen sepse sipas tij kanë konflikt interesi, “nuk janë të paanshëm”.
Lexo edhe: Meta: Kërkoj dorëheqjen e trupit gjykues
Por kryetarja e Gjykatës, Vitore Tusha i është përgjigjur kreut të shtetit duke thënë se nuk ka një kërkesë zyrtare, të cilën Dervishaj tha se e kishte dërguar 30 minuta përpara fillimit të seancës.
Lexo edhe: Meta kërkoi dorëheqjen e trupës, Kuvendi kundër, Kushtetuesja tërhiqet për vendim
“S’kam ende asnjë kërkesë nga gjyqtarët për të hequr dorë nga kjo çështje. Ju si përfaqësues të presidencës keni kërkesë për dorëheqje apo për përjashtim gjyqtarësh?” pyeti ajo.
Fiona Papajorgji kërkoi shpjegime për shkeljen e afateve që pretendon Ilir Meta.
“Ku është e përcaktuar afati tre mujorë që deklaroni ju për shqyrtim të çështjes. Ku e bazoni ju që çështja është komplekse dhe unike, cili parim prevalon sipas jush?“, tha ajo./ Abcnews.al

