Dy persona kanë rënë në pranga pasi u kapën në flagrancë. Këta shtetas u kapën në flagrancë në një lokal në fshatin Ndroq, duke vënë baste sportive, me celularë. Në ambientet e lokalit u gjetën 5 celularë që përdoreshin për lojëra fati dhe një shumë parash.
Gjatë operacionit janë sekuestruar 5 celularë që përdoreshin për lojëra fati, një sasi lënde e dyshuar narkotike Kokainë, një shumë parash dhe 1 armë sportive.
Gjithashtu gjatë kontrollit fizik, 34-vjeçarit iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e 31-vjeçarit u gjet një armë sportive që e mbante pa leje.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

