U kapën me kanabis në makinë, arrestohen dy të rinjtë në Sarandë

schedule11:01 - 17 Qershor, 2021

schedule 11:01 - 17 Qershor, 2021

Dy të rinj, banues në Sarandë ka rënë në pranga për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Të arrestuarit janë 27-vjeçari F.K., dhe 26-vjeçari D.M. Policia gjatë kontrollit të automjetit tip “Audi” të cilin e drejtonte 27-vjeçari, me pasagjer 26-vjeçarin, sekuestroi 900 gramë lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa.

Gjithashtu në makinë u gjetën edhe një sasi parash, shuma e të cilave nuk bëhet e ditur.

Sakaq materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Sarandë/Informacion

Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

U kapën duke qarkulluar me lëndë narkotike në mjet, bien në pranga 2 shtetas.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se disa shtetas po qarkullonin me lëndë narkotike në mjet, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë organizuan punën dhe në fshatin Metoq, Sarandë, kanë identifikuar mjetin e dyshuar dhe kanë bërë të mundur ndalimin e tij.

Gjatë kontrollit të automjetit tip “Audi”, me drejtues shtetasin F. K., dhe pasagjer shtetasin D. M., janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 900 gramë lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa dhe një shumë parash./i.k/abcnews.al/