Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

U kapën me drogë brenda makinave luksoze, pranga dy personave në Tiranë

schedule10:37 - 23 Qershor, 2023

schedule 10:37 - 23 Qershor, 2023

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë pasi shpërndanin drogë në zona të ndryshme të Tiranës. Policia njofton se dy personat, 18 dhe 46 vjeç u kapën në flagrancë me drogë në makinë. 4

46 vjeçarit iu gjet në makinën tip “Audi” një sasi kokainë. Policia kreu kontrolle edhe në një servis që zotëron 46 vjeçari, ku konstatoi mjetin “Porsche” me drejtues 18 vjeçarin.

Brenda makinës policia gjeti kanabis të ndarë në doza gati për shitje si edhe një peshore elektronike. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!