Drejtoria Rajonale e SHÇBA Fier ka arrestuar ditën e sotme dy efektivë të policisë për shpërdorim detyre. Bëhet e ditur se në pranga është vënë Inspektori në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës Y. L. dhe shtetasin me iniciale I. Ç.
Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dy punonjësit e policisë janë kapur duke transportuar 9 shtetas sirianë, ndërsa drejtonin dy automjete në aksin rrugor Fratar-Fier.
NJOFTIMI
“Më datë 10.12.2021, Drejtoria Rajonale e SHÇBA Fier arrestoi në flagrancë punonjësin e policisë me detyrë në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, Inspektor Y. L. dhe shtetasin I. Ç., të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Dhënie ndihme për kalim të kufirit kundrejt përfitimit të paligjshëm, në bashkëpunim”
Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, këta shtetas janë kapur në flagrancë duke transportuar 9 shtetas të huaj sirianë, ndërsa drejtonin dy automjete në aksin rrugor Fratar-Fier.
Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale të parashikuara nga nenet 248 dhe 298/2 e 25 të Kodit Penal. SHÇBA fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.” /abcnews.al/