Dy qytetarë në Elbasan janë arrestuar pasi janë kapur nga policia duke transportuar shtetas të huaj, kundrejt fitimit. Pas marrjes së informacioneve nga terreni, policia ka vënë në pranga 33-vjeçarin L. Gj., dhe 36-vjeçarin G. G., banues në Fier.
Ata u kapën në në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, duke transportuar 7 shtetasit e huaj me mjetin e tyre. Emigrantëve të paligjshëm u ishte ofruar kalimi i kufirit, për të shkuar më pas drejt vendeve të BE, kundrejt pagesës së një shume prej 200 eurosh për person. s.b/abcnews.al/