Policia e Shtetit publikoi një ditë më parë pamjet, ku dy automjete luksoze, Lamborghini dhe një BMW, lëviznin në autostradë në drejtim të Vlorës, me shpejtësi skëterrë.
Fillimisht drejtuesit nuk i nlauan policisë, ndërsa u kapën pak më vonë në një postbllok tjetër.
Ndërkohë, media zvicerane Blick ka zbuluar të tjera detaje. Makina Lamborghini ishte marrë me qira nga 40-vjeçari kosovar në një kompani për dhënien me qira të makinave luksoze në Schuebelbach të Zvicrës. Pronari i kompanisë nuk ka komentuar ngjarjen, pasi ishte me pushime dhe nuk kishte dijeni për ngjarjen, shkruan gazeta.
Ndërkohë, mjeti tjetër BMW drejtohej nga një 37-vjeçar, gjithashtu nga Kosova. Makina e tij i përket një kompanie pastrimi në kantonin Schwyz. Shefi i tyre është gjithashtu me pushime dhe nuk ishte në dispozicion për Blick.
Kujtgojmë se drejtueis i mjetit Lamborghini u gjobit me 168 mijë lekë, kurse ai BMW me 120 mijë lekë. g.v/abcnews.al