U kap në flagrancë duke shkarkuar inerte pa autorizim, procedohet penalisht 56-vjeçari në Dhërmi

schedule22:03 - 9 Dhjetor, 2023

schedule 22:03 - 9 Dhjetor, 2023

Një 56-vjeçar, drejtues kamioni u procedua penalisht në Dhërmi.

Në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Perivolos”, ai po shkarkonte inertet që kishte transportuar me kamion.

Ky shtetas u kap duke shkarkuar nga kamioni që drejtonte, një sasi me inerte, në një sipërfaqe toke, në afërsi të segmentit rrugor, në fshatin Dhërmi, duke ndotur kështu mjedisin dhe ajrin./abcnews.al