Një 41 vjeçar nga Lushnja është arrestuar pasi u kap në flagrancë duke shitur drogë.
Sipas policisë, ai po i shiste një sasi të vogël lënde narkotike një personi tjetër, i cili u procedua penalisht.
Nga kontrolli i banesës së 41 vjeçarit, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike heroinë, 1 peshore elektronike, dhe një sasi metadoni./abcnews.al