U kap me mijëra paund në furgon, 21 vjeçari: Përgjigjem për pakot dhe gjithçka të dukshme

schedule10:41 - 20 Maj, 2021

schedule 10:41 - 20 Maj, 2021

Një një furgon mallrash me drejtues një 21 vjeçar janë kapur dhe sekuestruar 123.460 paund dhe 280 sterlina.

Shoferi i furgonit Olsi Sefolli ka deklaruar se nuk kishte dijeni në lidhje me praninë e parave në automjet, pasi ai nuk mund të shikojë se çfarë është futur nëpër paku.

“Të japi llogari pronari që ka tre furgona. Unë përgjigjem për pakot dhe gjithçka është e dukshme. Nga ta di unë se çfarë është fshehur. Une paguhem me rruge, nuk kam një rrogë fikse”, është shprehur ai.

Ndër të tjera burime për abcnews.al bëjnë me dije se policia ka kontaktuar dhe pronarin e furgonave në Angli, por dhe ai është shprehur se nuk ka asnjë dijeni në lidhje me këtë shumë që është kapur.

Ndërkohë një ditë më parë policia pikasi mjetin që ishte nisur nga Anglia duke e kaluar atë  në vijën e dytë për një kontroll më të imtësishëm. Sasia e parave ishte futur në disa pako dhe çanta të vogla dhe ishin fshehur në pjesën e parakolpit. I riu tha se nuk kishte dijeni se në furgon ishte fshehur shuma e parave.

Nuk dihet ende destinacioni i parave, ndërsa shoqëria që ka në zotërim furgonin rezulton e regjistruar në Angli në emër të Guxim Sefollit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!