Një 48-vjeçar me iniciale A. V. nga Pogradeci është arrestuar nga policia pasi në automjetin ku po udhëtonte policia ka gjetur 10.5 kg lëndë narkotike kanabis. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
“Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. U kap duke transportuar 10.5 kg lëndë narkotike kanabis, vihet në pranga 48-vjeçari.
Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Përrenjas, u arrestua në flagrancë shtetasi: A. V., 48 vjeç, banues në fshatin Memelisht, Pogradec.
Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Opel”, që drejtohej nga shtetasi A. V., shërbimet e Policisë kanë gjetur 10.5 kilogramë lëndë narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provave materiale së bashku me mjetin dhe një aparat celular. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme”, njofton policia./mv.abcnews.al