Një 30-vjeçar ka rënë në pranga të policisë së qytetit të Fierit. I ndaluari është i riu me inicialet S.S, banues në Patos.
“Pas informacioneve të mara në rrugë operative i riu shpërndante në qytetin e Fierit lëndë narkotike të llojit heroinë në formë dozash. Gjatë kontrollit të ushtruar ju gjetën me vete 9 doza me lëndë narkotike të dyshuar Heroinë”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”./abcnews.al


