U kap me armë në makinë te Liqeni i Thatë, arrestohet 25-vjeçari

schedule13:23 - 9 Nëntor, 2020

schedule 13:23 - 9 Nëntor, 2020

Një 25-vjeçar me iniciale J.M. është arrestuar nga policia pasi është konstatuar në orët e para të mëngjesit të sotëm me një armë në makinë pranë Liqenit të Thatë.

Ai ka qenë duke udhëtuar me mjetin e tij tip “Wolkswagen Golf” kur është ndaluar nga policia. Gjatë kontrollit policia i gjeti dhe i sekuestroi një armë zjarri pistoletë që e mbante pa leje, me një krehër me 14 fishekë luftarak.

Materialet procedurale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vjet burgim.

“Policia godet një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje.  Qarkullonte me armë zjarri me vete, forca e posaçme “Shqiponjat” dhe Komisariati i Policisë Nr. 2 e vënë në pranga. Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri me vete, nga forca e posaçme “Shqiponjat” dhe “Shigjetat”, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në rrugën “Peti” tek “Liqeni i thatë”, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: J. M., 25 vjeç, banues në Kamzë.

Në pikën e kontrollit të ngritur nga ana e “Shqiponjave”, në rrugën “Peti” tek “Liqeni i thatë”, u bë ndalimi i mjetit tip “Wolksëagen Golf” që drejtohej nga shtetasi J. M. Gjatë kontrollit të mjetit, Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë që e mbante pa leje, me një krehër me 14 fishekë luftarak, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vjet burgim”, njofton policia./mv.abcnews.al